Trajneri i ri i për Kosovën do të jetë i huaj

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, ka bërë të ditur vendimin e KE (komiteti ekzekutiv), ku i kanë lejuar të parit të FFK-së, Fadil Vokrri që të merret me punën e trajnerit të ri.

Salihu ka thënë se Vokrri ka pasur një bisedime me Albert Bunjakun ku i ka treguar se nuk janë të kënaqur me rezultatet.

Sa i përket trajnerit të ri ai do të jetë nga jashtë dhe këtë e ka konfirmuar edhe Salihu.

“Susici nuk besoj që do të jetë trajner te Kosova, pasi ai edhe ka kontratë në Turqi. Duhen forca të reja dhe një trajner që e kupton paska mentalitetin tonë”.

“Nuk besoj që do të jetë nga Kosova. E pamë të gjithë që ndaj Kroacisë loja ka qenë e pjekur. Ekipi vetëm ka filluar të rritet”.

“Unë mendoj që ka pak trajner kosovar që e kanë atë përvojën e duhur ndërkombëtare që ta udhëheqin Kosovën. Trajneri duhet të jetë jashtë Kosovës”, ka thënë Salihu për Sporin në KTV.

Ai ka shtuar se Vokrri ka të njohur jashtë Kosovës dhe do ta gjejë një trajner adekuat për Kosovën.

Albert Bunjaku e ka paralajmëruar largimin pas përfundimit të ciklit kualifikues, ndërkaq sipas Eroll Salihut, FFK-ja është e gatshme t’ia ofrojë ndonjë pozitë tjetër.