Trajneri i Milanit afër shkarkimit, ky është zëvendësimi

Milani u mposht 2-0 nga Sampdoria dhe hapi debate mbi vendosjen e skuadrës nga trajneri, duke lënë jashtë dy blerje mjaftë të shtrenjta.

CEO i Milanit, Fassone pas ndeshjes njoftoi se kështu nuk duhet të ndodh, duke komentuar lojën e dobët të skuadrës.

Sipas medieve italiane, Montella dy ndeshjet e ardhshme a ka mundësinë e fundit për ta treguar vetën.

Roma dhe Inter do të jenë dy provat e “zjarrta” të trajnerit Italian.

Me Romën, Milan takohet xhiron e ardhshme, ndërsa me Interin më 15 tetor, pas kthimit nga ndeshjet kualifikuese të kombëtareve për Kampionatin Botëror.

Në rast shkarkimi të Montellas, Milani flitet se do të angazhojë Walter Mazzarrin.