Trajneri i Kosovës deklarohet pas fitores kundër Gjibraltarit

Bernard Challandes është deklaruar pas ndeshjes Kosovë – Gjibraltar.

Kosova ka mposhtur 1:0 Gjibraltarin në ‘Fidal Vokrri’, në një ndeshje përgatitore para asaj kundër Malit të Zi.

“Nuk mund të them se jam i kënaqur me rezultatin 1:0, por kjo skuadër mbrohet mirë, dhe problemi kemi pasur të konkretizimi i rasteve”, ka deklaruar Challandes për Super Sport Kosovën, përcjell lajmi.net.

“E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e veçantë, se ne do të kemi topin dhe ata do të mbrohen, ishte një ndeshje e mirë, ajo që mungoi ishin golat në fund të aksioneve”.