Trajneri i Brazilit: Messi nuk mund të krahasohet me Pelen

Trajneri i Brazilit, Tite, ka thënë se nuk mund të ketë krahasime mes Lionel Messit dhe Pele.

Messi dhe Tite patën një zënkë në miqësoren që Argjentina mposhti 1:0 Brazilin.

Tite duke dhënë mendimin e tij, ka treguar se kush është më i mirë mes Peles dhe Messit.

“Pele është i pakrahasueshme. Kushdo që dëshiron të krahasojë Pelen me ndonjë sportist tjetër…a e dini çfarë bëj unë? Dëgjoj por bëhem sikur nuk po dëgjoj”, ka deklaruar Tite.

“Një herë kam thënë se Messi është i jashtëzakonshëm. Kam menduar i jashtëzakonshëm për kohën e tashme, mes njerëzve”.

“Pele është jashtë modeleve normale dhe nuk po e them këtë sepse jam brazilian. Ju nuk mund t’i gjeni atij një defekt”.