Trajneri i Anglisë porosit kosovarët: Duhet të jeni krenar për skuadrën tuaj!

Edhe trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka mbetur i befasuar me ndeshjen ndaj Kosovës.

‘Tre Luanët’ shënuan fitore 5-3 ndaj ‘Dardanëve’, por këta të fundit zhvilluan një ndeshja fantastike.

Southgate pranoi se skuadra e tij bëri gabime të dukshme, derisa e përshkroi ndeshjes si ”fantastike” dhe porositi tifozët kosovarë të jenë krenar me ”skuadrën e tyre”, transmeton lajmi.net.

”Kishte momentet e saj! Një ndeshje fantastike me të vërtetë. Kishte gabime të dukshme ku pësuam golat por unë jam vërtet i kënaqur me lojën që treguam”.

“Gabimet ishin të dukshme, ne duhet të përmirësohemi”.

”Kosova bëri atë që dinë ta bëjë. Ishin të rrezikshëm me lojtarët sulmues, por duhet ta vlerësojë Kosovën për atë që bën”.

”Kosova ka potencial për t’u kualifikuar në Euro 2020. Duhet të jeni shumë krenar për skuadrën tuaj”, deklaroi Southgate. 

SHPËRNDAJE