Trajneri i Gjermanisë flet për lëndimin e Mustafit

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka pësuar një lëndim në ndeshjen kualifikuese kundër Azerbajxhanit.

Ai u detyrua të lëshoj ndeshjen para kohe duke pësuar një lëndim që sipas trajnerit të Gjermanisë në shikim të parë duket serioz.

“Nuk duket mirë, duket sikur kishte një ligament të shqyer”, ka thënë Loë.

“Ne jemi duke pritur për një diagnozë të plotë, por duket sikur ai do të jetë jashtë për një kohë”, shtoi tekniku gjerman.