Tragjike: Therret për vdekje talenti i KEK-ut (Foto)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Gustav Majer” në Obiliq, ku ka gjetur vdekjen Shkelqim Pllana, i cili ka qenë pjesë e FC KEK-ut.

Policia ka konfirmuar vdekjen e tij, pas njoftimit nga QKUK.

“Rreth orës 22:00 jemi njoftuar nga QKUK se personi nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra nga arma e frohtë (thikë) dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

17-vjeçari ka luajtur edhe në skuadra tjera.