Tragjike, në plazhin e Durrësit mbytet 7-vjeçarja nga Kosova

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Një fëmijë rreth 7 vjeç është mbytur në plazh, në zonën e plazhit “Iliria”.

Mësohet se fëmija është nxjerrë nga deti nga pushuesit dhe është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

E mitura ka qenë me pushime me familjen e saj nga Kosova.

Njoftimi i policisë vendore:

“Më datë 27.08.2019, rreth orës 13:40, ka mbërritur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.”