Tragjike në Klinë: 56 vjeçari goditet për vdekje nga treni

Një person në Klinë ka vdekur si pasojë e goditjes nga treni.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 8.11.2019 rreth orës 06:15, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Klinavc-Klinë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve”, thuhet në njoftim.

Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, M.T. m/k/sh i lindur (1963).

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.