Tragjike në Han të Elezit: Aksidentohet një grua, vdes foshnja që ishte në veturë

Një rast tragjik ka ndodhur dje në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit.

Shtetasja e Shqipërisë derisa ishte duke ngarë veturën e saj, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, shkruan lajmi.net.

Raportohet se në veturë bashkë me të ishte edhe një foshnje.

Nga lëndimet e marra, shtetasja e Shqipërisë ka arritur të mbijetojë, mirëpo jo edhe foshnja.

Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar për autopsi.