Tragjike/ Mbytet anija, vdesin 3 fëmijë

Tre fëmijë kanë ndërruar jetë në brigjet e Normandy në Francë pasi anija me të cilën ata udhëtonin së bashku me familjen e tyre u godit nga një dallgë gjigande.

Tre më të rritur arritën ti mbijetonin dramës që ndodhi të hënën në det 0,5 milje larg plazhit Agon-Coutainville në jug të Cherbourg.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje por kabina ku ishin bllokuar fëmijët ishte nën ujë për ca kohë duke shkaktuar mbytjen e tyre.

Dy motra përkatësisht 13 dhe 9 vjeçe si dhe një djalë i moshës 7 vjeç ishin viktimat e tragjedisë./tch