Tragjedia në Sri Lanka, mes viktimave 3 fëmijët e miliarderit të njohur

Mes viktimave të tragjedisë në Sri Lanka janë edhe tre fëmijët e miliarderit të njohur Anders Holch Povlsen.

Aksioneri me origjinë nga Danimarka, më i madh i firmës së njohur të veshjeve, ASOS, ndodhej së bashku me familjen e tij për pushimet e Pashkëve në Sri Lanka, në momentin kur ndodhi sulmi makabër, i cili deri më tani u ka marrë jetën të paktën 290 personave.

Tre ditë para sulmeve, vajza e Povlsen, Alma ndau një fotografi të familjes të vëllait dhe motrave së saj, duke i quajtur “tre arinj të vegjël”, përpara një pishine. Ndërkohë, tre nga katër fëmijët e miliarderit janë konfirmuar të vdekur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme daneze.

46-vjeçari u rendit në vendin e 252 në listën e miliarderëve të vitit 2019 nga Forbes, i cili raportoi punën e tij neto si $ 7.9bn (£ 6.1bn).