Tragjedi, vdes në aksident trafiku çifti nga Maqedonia, shpëton foshnja 6 muajsh

Tragjedi e madhe ka ndodhur në rrugët e Italisë, pas një aksidenti fatal, shuhet familja me prejardhje nga Shkupi, derisa po ktheheshin në Francë ku edhe po jetonin.

Mediet italiane kanë publikuar fotografi nga aksidenti i tmerrshëm dhe kanë njoftuar se në karrigen e pasme është gjetur një fëmijë që i ka shpëtuar aksidentit, derisa prindërit kishin ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendngjarje ka ndërruar jetë Ebubekër Sulejmani nga Haraçina e Shkupit dhe bashkëshortja e tij Egzona Maksuti nga Kumanova, të cilët kishin nga 24 vjeç.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, në autostradën Piaçenca-Turin, në rajonin Pavija në Itali ku çifti kishin shkuar në vizitë për pushime.

Ata kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa si pasoje e aksidentit mendohet se shoferi ka rënë në gjumë gjatë kohës që ka qenë duke e drejtuar makinën.

Fëmija mendohet të ketë 6 muaj.

SHPËRNDAJE