Tragjedi në liqenin e Shkodrës, mbyten dy fëmijë

Dy fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeç janë mbytur pasditen e së enjtes në ujërat e Liqenit të Shkodrës. Sipas burime të policisë dy të rinjtë kushërinj me njeri- tjetrin banues në  fshatin Gruemirë ishin hedhur për tu larë në Liqenin e Shkodrës, por nuk kanë mundur dot të dalin më.

Nga informacionet paraprake mësohet se 7  persona  ishin  futur në  liqen ku kishin hipur në një varkë  të vogël  dhe  kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t’u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku 5 personat e tjerë kanë mundur të dalin në breg të liqenit ndërsa E.T 13 vjeç dhe S.T 15 vjeç janë mbytur.

Brenda kësaj jave, 5 persona janë mbytur mes tyre 4 fëmijë. Një ditë më parë një 10 vjeçare u mbyt në ujërat e detit të Zvërenecit, ndërsa para disa ditësh një i moshuar nga Kosova u mbyt në Velipojë, ndërsa një 12 vjeçar në plazhin e Divjakës.