Trafiku Urban kërkon personin që i humbën 50 euro gjatë udhëtimit në autobus

Kompania Komunale e Transportit Publik në Prishtinë, “Trafiku Urban”, ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se në një nga linjat e autobusëve 1-sh, janë gjetur 50 euro.

“Trafiku Urban” bën thirrje personit që i kanë humbur këto para, të lajmërohet në zyrat e Administratës të kësaj kompanie.

Sipas tyre verifikimi dhe identifikimi i personit do të bëhet nepërmjet video incizimeve të kamerave të autobusit.