Tottenham ia cakton çmimin e largimit Eriksenit

Mesfushori danez, Christian Eriksen mund të largohet nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar veror.

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid është njëra nga skuadrat favorite për transferimin e danezit.

Spurs janë gati ta lënë të lirë të largohet ylli i tyre, por vetëm me çmimin që ata duan ta shesin.

Mirror ka raportuar se Tottenham janë pajtuar me largimin e Eriksen, por për ta lënë të lirë po kërkojnë 160 milionë euro.

Kjo shumë duket e lartë dhe vështirë se Los Blancos do të pranojnë të paguajnë aq shumë për Eriksenin.

Mediat spanjolle ditë më parë kanë raportuar se presidenti i Realit, Florentino Perez është gati të paguajë deri 120 milionë euro për mesfushorin ofensivë.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain. /Telegrafi/