Tortë me mollë

Marrim 3 mollë, i presim në feta dhe sipër u hedhim lëng limoni. I lëmë kështu derisa të përgatitim brumin.

Për përgatitjen e brumit duhen:

450 gr miell

100 gr sheqer

sheqer pluhur për embëlsirat

150 gr gjalpë i ftohtë i prerë në copëza

1 vezë

125 gr kos i bardhë

Përzijmë të gjithë përbërësit me qëllim që të formojmë brumin. Pasi brumi të jetë gati, e ndajmë përgjysmë. Marim njerën pjesë dhe hapim një petë me trashësi 0,5cm.Petën e vendosim në tepsi, ku më parë kemi shtruar letër furre dhe mbi petë shtrojmë mollët dhe shpërndajmë mbi to 100 gr sheqer. Hapim petën e dytë njëlloj me diametrin e të parës. Mbyllim mirë anët dhe e fusim në furrë 180° derisa të piqet. Pasi të jetë gati e servirim duke i hedhur sheqer pluhur sipër.