Tornado e pazakontë godet qytetin gjerman, 5 të plagosur, dëmtohen shtëpitë

Banorët në qytetin Roetgen në Gjermani filmuan sot një fenomen të pazakontë për Evropën.

Një tornado i rrallë ka goditur qytetin, duke sjellë dëme dhe shkatërrime të shumta përgjatë rrugës.

Raportohet se në total u dëmtuan 35 banesa, ndërsa mbetën të plagosur 5 persona. Mediat vendase raportojnë se si pasojë e tornados ranë dhjetëra pemë dhe shtylla ndriçimi duke dëmtuar edhe automjetet që ndodheshin të parkuara.

SHPËRNDAJE