Toni Blair: Gabuam me Hamasin

“Udhëheqësit botërorë kanë gabuar se bojkotuan Hamasin në vitin 2006, tha ish-kryeministri britanik Toni Blair, transmeton gazeta britanike Guardian.

Në një intervistë për gazetën, Blair tha: “Kur e mendoj në retrospektivë, mendoj se nuk duhej ta largonim Hamasin pasi ata i fituan zgjedhjet,” tha Blair.

“Të them të drejtën ishte shumë e vështirë,” tha Blair,” pasi sipas tij, izraelitët ishin shumë kundër Hamasit.

Sipas Guardian, Blair nuk i ka elaboruar marrëdhëniet e mëvonshme “joformale” me Hamasin, por shtoi se kjo mund të jetë një referencë për kontaktet ndërmjet përfaqësuesve të MI6 dhe Hamasit gjatë dhe pas rrëmbimit të gazetarit të BBC Alan Johnston.

Hamasi ndihmoi në arritjen e lirimit të Johnson në vitin 2007. /MESAZHI/