Tjetër tërmet i fuqishëm në Shqipëri, panik tek ekipet e shpëtimit

Një tërmet tjetër ka goditur Shqipërinë.

Lëkundjet janë ndjerë pikërisht në momentin kur forcat e kërkim-shpëtimit ishin në operacion për gjetjen e trupave në Durrës, shkruan lajmi.net.

Nga ajo që fillimisht është raportuar në mediat shqiptare, tërmeti ishte i fuqisë 5.6 ballë.

Një gjë e tillë ka shkaktuar panik edhe te ekipet e kërkim shpëtimit të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Epiqendra ishte tek Kepi i Rodonit në Shqipëri.