Tjetër lajm tronditës për Real Madridin, zbulohet se sa do të mungojë Vinicius

Janë shtuar problemet e Real Madridit, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Real Madrid u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve, duke u mposhtur nga Ajaxi me rezultat të përgjithshëm, 5:3.

Skuadra spanjolle mbeti pas gjysmë ore lojë pa Lucas Vasquez që e tërhoqi muskulin, duke u zëvendësuar nga Gareth Bale, përcjell lajmi.net.

Pak minuta më vonë, Vinicius Junior u përball me një situatë të ngjashme, duke u largua nga fusha me lot në sy, gjersa u zëvendësuar nga Marco Asensio, ndërsa do të mbetet jashtë fushës për dy muaj.

Braziliani ka luajtur 1,587 minuta në këtë sezon për Real Madridin, ku i bije në total prej 27 ndeshjeve.

Vinicius nuk ka humbur asnjë ndeshje në këta tre muajt e fundit, ndërsa kishte debutuar në Ligën e Kampionëve në humbjen e Real Madridit prej 3 me 0 ndaj CSK Moskës më 12 dhjetor.