Tirana tronditet sërish nga tërmeti, lëkundje të forta pak minuta më parë

Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar rreth orës 05:03 minuta të pasdites së sotme.

Lëkundja me magnitudë 4.7, me epiqendër në Vorë.

Lëkundja e tërmetit është ndjerë edhe në Durrës dhe zonën e Fushë-Krujës.

Ndërsa IGJEUM thotë se lëkundja e tërmetit kishte një magnitudë prej 4.3 me thellësi prej 29 km. Të paktën 9 tërmete janë ndjerë gjatë ditës së sotme me magnitudë nga 3 e më poshtë.