TIKA turke renovon çerdhen e fëmijëve në Drenas (Foto)

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA ka renovuar çerdhen e fëmijëve “Ardhmëria” në Drenas.

Çerdhja Ardhmëria është e vetmja qerdhe publike në Komunën e Drenasit e cila ofron shërbim që nga viti 1982 dhe ka kapacitet për 97 fëmijë për grup moshat prej 9 muaj deri 6 vjet. Fëmijëve shqiptar të kësaj qerdhe të cilës që nga viti 2001, deri tani nuk u është ofruar ndonjë mbështetje si në renovim apo në inventar, TIKA ka ofruar mbështetje që edhe fëmijët në këtë qerdhe të kenë kushte më të shëndetshme dhe ambient më të sigurtë.

Në inagurimin e projektit morrën pjesë Ambasadorja e Republikës së Turqisë Znj. Kıvılcım Kılıç, Kryetari i Komunës së Drenasit Z. Ramiz LLadrovci si dhe drejtorët komunalë, edukatoret si dhe prindërit.

Në përurimin e objektit, merrnin pjesë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilçim Kiliç dhe drejtori i TIKA, Hasan Burak Ceran.

Edhe Kryetari Lladrovci ka falënderuar ambasadoren e Turqisë për bashkëpunim të mirë që kanë me Komunën e Drenasit, drejtorin e TIKA-së dhe stafin e saj që kanë mundësuar rregullimin e brendshëm të çerdhes. Kryetari Lladrovci ka vlerësuar realizimin e këtij projekti dhe ka thënë se me realizimin e tij, fëmijët do të kenë një ambient dhe kushte me të mira.

Ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, ka thënë se renovimi dhe rregullimi i këtij objekti është i një rëndësie të veçantë pasi që është për të mirën e fëmijëve që të kenë një ambient me të mirë. Ajo ka shtuar se Ambasada e Turqisë në Kosovë do të ndihmoj dhe përkrah në projekte të ndryshme në Kosovë dhe në Drenas.

Kiliç ka falënderuar kryetarin Lladrovci për përkrahjen që ka dhënë në realizimin e këtij projekti dhe  organizatën TIKA që është duke bërë investime në Kosovë, sidomos në fushën e arsimit.

Ne kuadër të këtij projekti është bërë renovimi i gjithë objektit të brendshëm dhe të jashtëm. Janë rinovuar 6 klasat e fëmijëve, korridori, kuzhina, banjot dhe korridoret, ndërrimi i të gjitha dyerve të brendshme, izolimi i dyshemesë, ndërrimi i laminatit, renovimi i mureve, lyerja, ndërrimi i ndriçimit, është sjellë i gjithë inventari i ri dhe janë sjellë lodra të reja dhe është bërë ngjyrosja e jashtme e objektit. /MESAZHI/

Image may contain: 2 people, people smiling, baby and closeupImage may contain: 1 person, sitting, table and indoorImage may contain: 3 people, people smiling, people sittingImage may contain: 6 people, indoorImage may contain: 8 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 10 people, people smilingImage may contain: outdoorImage may contain: 2 people, people smiling, people sitting and indoor