“TIKA” Turke ndihmon arsimin në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, të cilën e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e shtetit turk në disa fusha për Gjilanin, njofton kumtesa komunale.

Në takim, Haziri ka folur për frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës me të gjitha komunitetet në Gjilan, duke thënë se bashkëpunimi mes vete duhet vazhdohet me këtë shembull të mirë të ruajtjes së këtyre vlerave për të ardhmen e Komunës së Gjilanit.

Ai vlerësoi lartë prezencën turke që është në Gjilan është në tri nivele: atë diplomatik, ushtarak dhe ai i mbështetjes financiare në disa fusha përmes agjencionit shtetëror “Tika”.

Haziri ka pritur edhe një delegacion nga Turqia, përkatësisht Ismail Haxhi Hasan Oglu, zyrtar për investime në Ministrinë e Arsimit të Turqisë dhe drejtorin e Arsimit në Komunën Osmangazi, Gyrhan Qokgezer, të cilët i ka falënderuar për donacionet e ofruara për disa shkolla të Gjilanit, që janë një sasi e konsiderueshme të projektorëve, tabela të mençura dhe pako me libra për dy shkolla.