Tifozët turq kundër Serbisë: “Serbia është Kosovë”

Tifozët turq kanë dal haptazi kundër Serbisë në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nëse vazhdimisht jemi mësuar t’i shohim serbët dhe tifozë të shumë në liga të ndryshme evropiane të dalin me banera “Kosova është Serbi”, tani ka ndodhur e kundërta.

Në një ndeshje në Superligën e Turqisë, në mes të Bursaspor dhe Rizespor, tifozët turq kanë dëshmuar dashurinë që kanë për vendin tonë.

Në stadium, qëndronte një baner ku shkruhej “Serbia është Kosovë”, që besohet të jetë bërë nga fansat e Bursasporit, ekipi i tyre luajti me 16 shkurt, një ditë para përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kjo foto është publikuar në Facebook nga “Ultras Turkey”, në rrjetin social facebook. 

SHPËRNDAJE