Tifozët e Real Madridit e duan shkarkimin e Florentino Perez

Tifozët e Real Madridi kanë kënduar deri në orët e para të mëngjesit, pas eliminimit nga Ajaxi.

Real Madrid u eliminua mbrëmë nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve, duke i acaruar kështu tifozët e tyre.

Tifozët madrilenë kanë kënduar para Santiago Bernabeut, ndërsa kanë thirrur edhe emrin e presidentit të klubit, Florentino Perez.

“Florentino jep dorëheqje. Florentino jep dorëheqje”, kanë kënduar tifozët e Real Madridit, përcjell lajmi.net.

Perez po kritikohet që nuk e gjeti zëvendësuesin ideal të Cristiano Ronaldos, që shihet pika kryesore e dështimit të tyre.