Tifozët e Kosovës ia thurin këngës midis Southamptonit: “Besa Besë”

1600 dardanët që do ta ndjekin Kosovën nga shkallët e stadiumit në ndeshjen e sontme ndaj Anglisë, kanë ndezur atmosferën në qytetin e Southampton.

Skuadra e Bernard Challandes përballet me ‘Tre Luanët’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, njëherësh testi më i vështirë që nga viti (2016) kur u pranuam në UEFA e FIFA.

Futbollistëve të Kosovës nuk do iu mungojë përkrahja qoftë nga shkallët e stadiumit apo edhe nga jashtë, pasi tifozët janë më të entuziazmuar se kurrë, shkruan lajmi.net.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, ‘Dardanët’ kanë nisur qysh tani të festojnë pavarësisht rezultatit në fund.

Kënga e famshme ‘’Besa Besë’’ dëgjohet të këndohet nga tifozët që shihen në videon e mëposhtme. /