Tifozët e Cityt hynë në fushë për t’ia dërguar një mesazh Fergusonit

Përkeqësimi i papritur i shëndetit të Alex Ferguson ka shokuar botën e sportit.

Ish trajneri i Manchester United një ditë më parë është shtrirë me urgjencë në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike pas gjakderdhjes në tru.

Menjëherë pas njoftimit të lëshuar nga Manchester United rreth shëndetit të Ferguson, shumë skuadra futbolli, trajnerë, lojtarë e njerëz tjerë me ndikim i kanë uruar skocezit shërim të shpejtë.

Sir Alex Ferguson has undergone surgery today for a brain haemorrhage. The procedure has gone very well but he needs a period of intensive care to aid his recovery. His family request privacy in this matter.

Everyone at Manchester United sends our very best wishes.

Se futbolli është më shumë se sport, se është mënyrë jetese për të gjithë, e konfirmon edhe bashkimi i gjithë botës së sportit për Alex Ferguson.

Shërim të shpejtë për shëndetin e tij, Ferguson ka marrë edhe nga tifozët e Manchester City.

Këta të fundit, kanë hyrë në fushën e ‘Etihad Stadium’ pas ndeshjes që përfundoi barazim pa gola mes Manchester Cityt dhe Huddersfield, për të hapur një transparent, ku thuhej se futbolli është në plan të dytë, e duke i uruar shërim të shpejtë Sir Alex Fergusonit.