Theresa May i mbijeton votimit në parlament

Theresa May i mbijetoi mocionit të mosbesimit që u kërkua nga opozita, pasi marrëveshja e arritur me Bashkimin Europian për shkëputjen nga unioni u refuzua një ditë më parë.

Laburistëve i duheshin 318 vota për të rrëzuar qeverinë, por arritën të mblidhnin vetëm 306, ndërsa 325 votuan pro saj.

Menjëherë pas votimit, May tha se do të dëshironte të niste bisedimet me partitë opozitare për një plan të ri për Brexit, kur kanë mbetur edhe 70 ditë nga dalja zyrtare e Mbretërisë së Bashkuar nga unioni.

Por Jeremy Corbyn, lideri i laburistëve, por edhe deputetët e Liberal Demokratëve, e bënë të qartë që nuk do të nisin negociata nëse May nuk përjashton mundësinë e një “divorci” pa marrëveshje.