Thanë “Allahu Ekber”, 9 burra largohen nga fluturimi dhe ndiqen penalisht

Nëntë burra u larguan nga aeroplani në Madrid të Spanjës, pasi njëri prej tyre bërtiti “Allahu Ekber” dhe me shaka tha se kishte një bombë në bordin e aeroplanit.

Fluturimi, i cili ishte destinuar për në Bruksel, në orën 7 të mëngjesit, u vonua për disa orë pasi avioni u kontrollua në imtësi.

Policia tha se burrat ishin duke hyrë në bordin e “Ryanair” kur një prej tyre u dëgjua duke bërtitur “Allahu Akbar” duke treguar se kishte një bombë në bord.

Policia arrestoi personar, e të cilët do të përballen me ndjekjen penale, pasi dhanë alarm të rremë bombe. /MESAZHI/