Thaçi vlerëson kontributin e botës islame për Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi priti në takim sekretarin e Ligës së Botës Myslimane, Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa, i cili po qëndron në Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame të Kosovës, raporton Eknomia Online.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, u bisedua për fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës dhe nevojën e njohjes nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe ato me shumicë myslimane.

Sekretari Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa, tha se do të angazhohen që të sjellim investitorë në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e turizmit, pasi që ai tha se gjatë vizitës në Kosovë ka parë potencial të madh për këtë sferë.

Ndërsa shtoi se LBI-ja do të vazhdojë të japë kontributin edhe sa i përket njohës së Kosovës nga vendet me shumicë myslimane.

Thaçi falënderoi delegacionin ne Ligës Botërore Islame, për ndihmën e dhënë për Kosovën, duke kërkuar nga vendet e kësaj lige që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.