Thaçi sot në Çagllavicë, debaton me serbët

Presidenti Hashim Thaçi, sot do të debatojë me përfaqësuesit e mediave serbe dhe me shoqërinë civile të komunitetit serb.

Një debat të tillë, dje Thaçi e kishte bërë edhe me pjesëtarë të disa organizatave të shoqërisë civile në Prishtinë.

Debatin me serbët, Thaçi do ta zhvillojë duke nisur nga ora 11:00, në Media Center në Çagllavicë.