Thaçi pret në takim ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-sekretaren e SHBA-së, Madeleine Albright.

Albright po qëndron në Kosovë për 20 vjetorin e çlirimit të vendit.

Pas takimit me Thaçin, ajo do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, shkruan lajmi.net.

Për Albright është punuar edhe një bust, që është vendosur afër ‘NewBorn’ në Prishtinë, i cili do të zbulohet sot.

Ndërsa, në orën 11:00 do të nis ceremonia e shënimit të 20 vjetorit të lirisë.