Thaçi pjesë e marshit ”Bëhu zëri im”, mbështetë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të jetë nesër pjesë e lansimit të kampanjës ”Bëhu zëri im”, aktivitet ky në përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Marshi i ”Bëhu zëri im” do të nis nesër nga sheshi ”Skënderbeu” e deri tek sheshi ”Zahir Pajaziti”, njofton Klan Kosova.

”Bëhu zëri im” organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.