Thaçi për gazetën gjermane: Nuk ka harta në tavolinën e diskutimeve në Bruksel

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë për median gjermane, ka folur për kohën e bombardimit të NATO-s mbi caqet serbe si dhe aktualitetin politik mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për natën e 24 marsit, Thaçi ka thënë se në atë kohë gjendej në male në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, ai thotë të jenë njoftuar parprakisht që atë ditë do të fillojnë bombardimet, transmeton lajmi.net.

Thaçi thotë se Kosova do të jetë përherë mirënjohese për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.Duke folur për marrëveshjen me Serbinë, Thaçi u shpreh se e njëjta duhet të jetë po aq e suksesshme si ajo mes Gjermanisë dhe Francës.

Ai thotë se 70 përqind e kosovarëve e përkrahin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.I pyetur nëse kufijtë janë pjesë e diskutimeve, ai tha se në tavolinën e dialogut nuk ka asgjë deri më tani dhe se në të nuk ka harta.

Presidenti i quajti spekulime mediatike zërat se një marrëveshje mes dy vendeve do të arrihet në qershor në Uashington.