Thaçi në Davos, bashkë me liderët më të fuqishëm botërorë

Shefi i shtetit është ftuar të marrë pjesë në një prej takimeve më të rëndësishme ekonomike në nivel botërorë, ku pjesë marrin drejtuesit e shteteve më me ndikim në glob

Presidenti Hashim Thaçi do të jtë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku do të zhvillojë shumë takime, për të thelluar agjendën e njohjes dhe bashkëpunimit bilateral, me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse.

Pjesëmarrja e tij në këtë forum, ku do të jenë edhe presidentët dhe kryeministrat e shteteve më të fuqishme të botës, përfshirë Donald Trump, Theresa May, Emmanuel Macron e Justin Trudeau, është konfirmuar nga Zyra për Informim e Presidencës.

Forumi Ekonomik Botëror mbledh shumicën dërrmuese të liderëve më me ndikim në botë, të cilët përbëjnë dy grupet dominante në këtë sferë – G7 dhe G20.