Thaçi: Mogherini, përkrahëse e madhe e Kosovës për integrim evropian dhe liberalizimin e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Ai ka thënë se Mogherini, është përkrahëse e madhe e Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe liberalizimin e vizave, transmeton lajmi.net,

“Kosova është shteti më pro-evropian në rajon dhe mesazhet e Përfaqësueses së Lartë, Mogherini, i japin përkrahje procesit të integrimit evropian në përgjithësi, por edhe hapave konkretë e të menjëhershëm, si liberalizimin e vizave”, shkruan presidenti në Facebook.

Sipas tij, Kosova dhe rajoni kemi sfida të ndryshme, por kemi aspiratë dhe prioritete të njëjta – zhvillimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Vizita e Përfaqësueses së Lartë, Mogherini, është konfirmim se Bashkimi Evropian është i përkushtuar që edhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e unionit”, thotë në fund Thaçi.