Thaçi: Kurti ose të reflektojë dhe ta pranon postin e mandatarit ose ta deklarojë refuzimin

Presidenti Hashim Thaçi ditë më parë ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për t’ia dhënë mandatin Albin Kurtit. Ka thënë se posa të jetë gati, shefi i VV’së mund të shkojë në Presidencë për ta marrë dekretin, shkruan Periskopi.
Presidenti Thaçi është përgjigjur kur është pyetur nga gazetarët se sa gjatë do ta presë Kurtin që ta pranojë nominimin për kryeministër të vendit,

Thaçi tha se nominimin për kryeministër të vendit e ka nënshkruar dhe letra ende gjendet në zyrën e presidencës. President ii bën thirrje Kurtit që të reflektojë dhe ta pranojë nominimin në të kundërtën duhet ta deklaroj refuzimin.

‘’Është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyll këtë me implementimin e këtij vul;lneti natyrisht se do ta respektoj kushtetutën dhe ligjin e Kosovës. Tash i mbetet kryetarit të partisë së parë ta bëjë hapimn dhe në këtë drejtim ka qenë takimi ynë i cili ka premtuar se në ditët vijuese do ta pranojë në kuptimin juridik përgjegjësinë e mandatarit për themelimin e qeverisë. Kaluam një kohë të gjatë njerëzit janë duke pritur, koha po kalon prandaj unë si president i vendit duke parë angazhimet e krytarit të partisë së parë që ka qenë kandidat zyrtar i partisë për kryeministër dhe gjithashtu ka nominu më shumë se gjysmën e qeverisë mendoj se do ta pranon. Unë e kam nënshkruar nominimin si kandidat për kryeministër ai nominim ende është në tavolinën time të punës, këtu, andaj shpresoj se nuk do të kalojë kohë e gjatë dhe zotëri Kurti të reflektojnë në pranimin e kësaj detyre. Në rrethana të tjera duhet ta deklarojë refuzimin’’, përfundon Thaçi.