Thaçi: Iu garantoj se SHBA dhe NATO e mbështesin transformimin e FSK-së

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka garantuar se SHBA dhe NATO e mbështesin transportimin e FSK-së në Ushtri.

“Iu garantoj se SHBA dhe NATO e mbështesin transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura. Debati është se a duhet të bëhet kjo përmes ndryshimeve kushtetuese apo vetëm përmes ndryshimit të ligjit. Prandaj nëse ndërkombëtarët i bindin serbët që ta votojnë ndryshimin e Kushtetutës ne do ta tërheqim ligjin dhe do ta mbështesim transformimin nga FSK në FAK. Por Kosova nuk mund të mbetet pa Ushtri”, ka thënë Thaçi.

Kurse në pyetjen se a qëndron edhe më tutje më deklaratën e tij të mëhershme se nëse nuk votohet Ushtria ai do të dorëhiqet nga posti i Presidentit, Thaçi është përgjigjur: “Unë qëndroj prapa deklaratave të mija, por jam shumë i sigurt se Kosova do të bëhet me Ushtri para se të largohem nga posti i presidentit”, ka thënë Thaçi.