Thaçi e fton Kurtin në orën 12:00 për t’ia dorëzuar Dekretin Presidencial të Mandatarit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ftuar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, që në ora 12:00, ta pranojë dekretin për mandatar.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti, për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00.

Ftesën e sotme drejtuar Kurtit e kanë konfirmuar për lajmi.net, edhe Zyra e Presidentit, të cilët e kanë mirëpritur gatishmërinë e tij për të bërë hapin e parë drejt krijimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.