Thaçi: Bisedova me Trumpin për marrëveshjen Kosovë-Serbi, e mbështet 100 për qind

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se mbrëmë ka pasur një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin ka folur për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mbrëmë kisha një takim shumë të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Thaçi po qëndron në Paris në kuadër të ceremonisë së 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në këtë ceremoni, prezent është edhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq.