Thaçi: Bisedimet e mbrëmshme ulen tensionet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sot në një konferencë për media për takimin e mbrëmshëm me udhëheqësit e Serbisë në Bruksel.

Thaçi tha se situatat e krijuara pas një periudhe të gjatë të ndërprerjes së dialogut me përfaqësim të lartë dhe posaçërisht pas zhvillimeve të fundit të hidhura me veprime provokative dhe nacionaliste nga ana e Serbisë, kanë bërë që takimet të jenë të vështira dhe të rënda.

“Përkundër këtij fakti, ne jemi lider dhe duhet të punojmë për ruajtjen e paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Mund të them që qëllimi kryesor i këtij takimi, që ka qenë ulja e tensioneve, është arritur”, ka deklaruar Thaçi.

Ai tha se së bashku me kryeministrin Mustafa, kanë kërkuar nga Serbia ndalimin e veprimeve që për qëllim kanë pasur destabilizimin e Kosovës.

“Këtu përfshihen të gjitha veprimet provokuese gjatë kohëve të fundit. Mendoj se ka pasur mirëkuptim ndërmjet palëve që të ulen tensionet dhe t’i përkushtohemi dialogut. Jemi dakorduar që dialogu nuk ka alternativë”, u shpreh ai.

“Dialogu ka arritur në kapitullin final dhe ku duhet të jetë e qartë se cili është rezultati përfundimtar i këtij procesi. Unë shpresoj që me ndihmën e Mogherinit, ne do të mund të negociojmë dhe një marrëveshje politike përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, ka pohuar Thaçi.

“Vetëm një marrëveshje e tillë është garanci për paqe e stabilitetin rajonal”.

“Është garancë për integrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka deklaruar presi

SHPËRNDAJE