Thaçi: Bashkimi i Luginës me Kosovën do të mundësonte njohjen nga shtetet e BE-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës.

Presidenti Thaçi ka thënë se kanë biseduar për Luginën dhe zhvillimet e fundit politike.

“Pa dyshim se temë e diskutimit ishte mundësia e respektimit të vullnetit të për bashkëngjitje me Republikën e Kosovës. Pa dyshim se unë e mbështes këtë vullnet”, theksoi Thaçi, duke shtuar se kjo të mundësonte edhe njohjen e Kosovës nga shtetet e BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur.

Ai ka shtuar se qytetarët në Luginë vazhdojnë të jenë më të diskriminuarit.

Presidenti ka thënë se nuk duhet ndjekur modelin e Palestinës të njohjeve, për lobim për njohje nga një shtetet veç e veç.

“Edhe kryeministri ju do dhe ju respekton(popullin e luginës). Kam biseduar me kryeministrin”, tha Thaçi.

Sipas tij, Kosova nuk ka çka të bëjë më tepër për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave. Sefvdail Hyseni BKSH “Perspektiva” nga Lugina e Preshevës ka thënë se presidentit i kanë sjellë një plan ideor .

“Jeta në Luginë është në gjendje të rëndë sikur në pushtetin e Millosheviqit. I kemi sjell presidentit një plan se si të dilet nga ky qorrsokak. Ideja për korrigjimin e kufijve është e qëlluar. Kufijtë gjithsesi se duhet të korrigjohen”, tha ai.

Nexhmedin Saqipi koordinator, tha se inatet politike duhet të ndalen për korrigjimin e kufirit me Serbinë. Lugina e Preshevës ka kontribuar për Kosovën duke dhënë edhe dëshmorë