Thaçi apelon të zbardhet fati i të pagjeturve nga të gjitha komunitetet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tregon përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook se deri sa po shikonte dokumentacionin e të pagjeturve, kërkon edhe një herë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të të pagjeturve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare apo edhe profesionin e tyre.

Postimi i presidentit Thaçi në Facebook:Duke shikuar dokumentacionin e të pagjeturve, edhe një herë më erdhi në mendje se ndër të pagjeturit ka jo vetëm pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe grupmoshave, por edhe të të gjitha profesioneve, qoftë bujq, mjekë, mësues apo gazetarë.Apeloj edhe një herë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të të pagjeturve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare apo edhe profesionin e tyre.Pajtimi mes popujve kërkon sinqeritet, kërkon të vërtetën dhe drejtësinë. Askush nuk i meriton këto më shumë sesa familjet e të pagjeturve. HTH