Tetë deputetët e përjashtuar, në Kuvend si të pavarur

Tetë deputetët e opozitës të cilët votuan për fillimin e nismës për ndryshimet kushtetuese këtë pasdite kanë dorëzuar njoftim deri tek Kabineti i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi se në ardhmen do të veprojnë në mënyrë të pavarur si deputet të pavarur dhe se do të formojnë një grup të ri parlamentar.

Kryeu i Kuvendit, Xhaferi tha se ka marrë njoftime individuale nga të gjithë këta deputetë, q[ në të ardhmen në Kuvend do të veprojnë në mënyrë të pavarur si deputet të pavarur.

Ndërkohë, në arkivin e Kuvendit është dërguar dokument zyrtar që ku theksohet se këta deputetë do të formojnë një grup të ri parlamentar.

Koordinatori i këtij grupi parlamentar sipas gjitha gjasave pritet të jetë Elizabeta Kançeska-Milevska.

Ky grup i ri parlamentar në Kuvend, siç thonë ata, do të veprojë si grup opozitar dhe nga e hëna do të filloj bisedimet mbi draft amendamentet për ndryshimet kushtetuese, por në përputhje me katër kërkesat e tyre të paraqitura në Kuvend para votimit të nismës për ndryshime kushtetuese të premten e kaluar.

Në këtë grup parlamentar përveç Milevska do të jenë edhe deputetët: Emilia Aleksandrova, Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov Vladanka Aviroviq Sasho Vasilevski Zeqir Ramchilovikj dhe Nola Ismailovska Starova./alsat/