Tesla vetura më e shitur në Zvicër (Video)

Sipas statistikave të “Auto Schweiz”, Tesla ka shitur 1094 vetura Model 3 në Zvicër gjatë muajit mars të këtij viti.

“Kjo shifër e vendos markën amerikane në krye të listës së veturave më të shitura në Zvicër dhe është hera e parë që një veturë elektrike zë vendin e parë për nga shitjet në vendin alpin”, shkruan techgarage përcjellë Klan Kosova.

Për muajin mars, Tesla si markë arriti 4.3% të tregut në Zvicër, që po ashtu është një rekord për prodhuesin.
Ndërkaq, vetura e dytë më e shitur gjatë kësaj periudhe ka qenë Skoda Octavia, me gjithsej 801 njësi të shitura. /klankosova/