Terroristi që vrau 40 besimtarë në Zelandë e filmoi ngjarjen (Video)

Një terrorist  i armatosur që hapi zjarr brenda një xhamie të Zelandës së Re ka transmetuar sulmin e tij në një video 17 minutëshe në rrjetin social Facebook.

Videoja filloi me pamjet e sulmuesit që ngiste drejt xhamisë Masjid Al Noor në qytetin e Christchurch. Pas parkimit të makinës së tij, terroristi i armatosur hyri në xhami, duke qëlluar një person në hyrje të saj.

Pas tre minutash që qëndroi brenda, personi i armatosur doli nga dera e përparme e xhamisë. Videoja tregoi se po xhironte brenda në makinë. Ai mori më shumë municione nga bagazhi i tij i makinës, pastaj shtiu pa në asnjë objektiv në drejtim të besimtarëve që ishin në xhami.

Video përfundoi me të duke u larguar nga vendi i ngjarjes, raportoi Herald. (Mesazhi)

SHPËRNDAJE