Terroristi prorus serb nga Ukraina për “Vidovdan” në Kosovë

Megjithëse numri i serbëve që vizitojnë Kosovën me rastin e festës që ata e quajnë ‘Vidovdan’ kësaj here ishte më i vogël, dje disa qindra serbë me simbole nacionaliste erdhën në Kosovë.

Në mesin e tyre ishte edhe Stevan Millosheviqi, pjesëmarrës i luftës terroriste e separatiste ruse në Ukrainë.

Millosheviq në profilin e tij në Facebook ka postuar fotografi nga vizita e djeshme në Mitrovicë, Gazimestan dhe Graçanicë.

Gjithashtu, janë siguruar edhe foto që dëshmojnë se i njëjti ka qenë si vullnetar pjesë e luftës terroriste e separatiste ruse në Ukrainë.

Stevan Millosheviq tashmë është themelues dhe drejtor i të ashtuquajturës Qendra për ruajtjen e traditës së vëllazërisë serbo-ruse “Pravoslavac” në Beograd.