Terroristi i sulmit në Zelandë të Re vizitoi Izraelin më 2016

Agresori i sulmit terrorist islamofobik të së premtes ndaj dy xhamive në Zelandë të Re ka vizituar Izraelin në vitin 2016, njoftoi media izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni izraelit 13 raportoi se Brenton Tarrant, autori i sulmit terrorist, ka hyrë në vend përmes Aeroportit Ben Gurion në Tel Aviv më 25 tetor të vitit 2016 me pasaportë të Australisë.

Siç thuhet, Tarrant ka qëndruar nëntë ditë në Izrael me vizën tremujore që ka marrë në aeroport, ndërsa prej aty ka shkuar në Turqi.

Media izraelite tha se gjatë vizitës nuk është vërejtur ndonjë situatë e dyshimtë në lidhje me terroristin.

Ndryshe, në sulmin e dyfishtë terrorist gjatë namazit të xhumasë në xhaminë Al Noor dhe atë në Linwood në qytetin Christchurch u vranë së paku 50 besimtarë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.