Terroristët e PKK/YPG-së shkelin 20 herë marrëveshjen në zonën e sigurt

Terroristët e PKK/YPG-së kanë shkelur marrëveshjen e zonës së sigurt të arritur me SHBA-në 20 herë që kur ajo hyri në fuqi më 17 tetor, tha Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Neë një deklaratë, ministria theksoi se një ushtar turk ka rënë dëshmor dhe një tjetër është plagosur gjatë një patrullimi kur terroristët e PKK/YPG i kanë sulmuar në rajonin Tal Abyad të Sirisë në lindje të lumit Eufrat.

Forcat e sigurisë u kundërpërgjigjën ndaj sulmit terrorist në kuadër të kornizës së së drejtës për vetëmbrojtje, tha ministria.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Më 17 tetor, Turqia ra dakord të pauzonte operacionin e saj “Burimi i Paqes” për 120 orë për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt e planifikuar.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence gjithashtu ranë dakord që Turqia të ketë 32 kilometra zonë të sigurt në jug të kufirit turk në Siri.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.